LAJMI I FUNDIT:

Ish-zjarrfikësi spanjoll nën ndikim të alkoolit ndizte zjarre dhe i raportonte tek autoritetet, droni e kapi në flagrancë – arrestohet nga policia

Ish-zjarrfikësi spanjoll nën ndikim të alkoolit ndizte zjarre dhe i raportonte tek autoritetet, droni e kapi në flagrancë – arrestohet nga policia

Garda Civile në Spanjë ka arrestuar një ish-zjarrfikës spanjoll me dyshimin se ka ndezur pesë deri në gjashtë zjarre në ishullin Majorka.

Zjarrfikësi, 61-vjeçari Francisco B., është arrestuar të hënën teksa ishte në pushim mjekësor, shkruan portali spanjoll Ultima Hora.


Një zjarrfikës është arrestuar në një operacion policor për kapjen e një zjarrvënësi që së fundmi i vuri zjarret në Mallorca.

Pasditen e së hënës në numrin 112 është raportuar për një zjarr të ri që ka rënë në komunën e Caimarit, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë ekipet kompetente të emergjencës, shkruan Euro Weekly News.

Për shkak të afërsisë së flakëve me disa shtëpi, policia lokale e Selvës dhe pjesëtarët e Gardës Civile kanë ndihmuar në evakuimin e banorëve të disa shtëpive. Pas kësaj filluan arrestimet e zjarrvënësve.

Zjarrfikësi i arrestuar nuk ishte në dijeni se zyrtarët e Ibanat dhe Gardës Civile po e vëzhgonin nga lart falë dronit. Zjarrfikësi u kap në flagrancë në gjendje të dehur dhe kishte me vete disa çakmakë, benzinë ​​dhe letër.

Në muajin e fundit, Selva dhe Caimari regjistruan shtatë zjarre në pyje dhe zjarre tokash bujqësore në zonën e tyre. Banorët jetonin të frikësuar pasi e dinin që në fillim se zjarret ishin ndezur nga faktori njeri.

Operacioni për kapjen e Francisco B. zgjati 15 ditë. Ai raportonte çdo zjarr dhe policia tashmë dyshoi në të dhe e mori në pyetje për zjarret.

Ata e kuptuan se diçka nuk shkonte pasi 61-vjeçari ishte gjithmonë ai që lajmëronte shërbimet e sigurisë për praninë e një zjarri të ri.

Të hënën, një dron arriti të regjistrojë momentin kur një zjarrvënës i vuri flakën një ferme dhe tentoi të arratisej me motoçikletë, shkruan Euro Weekly News.

I pandehuri ka punuar për një kohë të gjatë si pjesëtar i brigadës së Ibanatit si zjarrfikës dhe pasi është larguar nga puna ka punuar në ndërtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori