LAJMI I FUNDIT:

Ish-Miss Shqipëria fotografohet ‘topless’ në Dhërmi (Foto, +18)

Ish-Miss Shqipëria fotografohet ‘topless’ në Dhërmi (Foto, +18)

Kur fitoi kurorën e “Miss Albania 2007”, Egla Harxhi ishte një 16 vjeçare, që e udhëhequr nga shpirti rebel vendosi t’i largohej botës së showbizit për t’iu dedikuar arkitekturës.

Tani pas gati një dekade i afrohet artit si aktore dhe si femër e lirë, që guxon të shfaqet lakuriq pa rënë kurrsesi në grackën e vulgares.


Ka çuditur plazhistët e kësaj vere në Dhërmi dhe Palase, pasi ka hyrë në det dhe ka marrë rreze topless.

“Ideja e setit të fundit, pas disave që kemi realizuar në këtë linjë në Paris, na erdhi kur ndodheshim në jug të Shqipërisë me fotografin Ale de Basseville, stilisten e televizionit M6 në Francë, Laurence Ounini dhe ish-menaxheren e Alexander Mc Queen, Nathalie Pachiaudi. Menduam që në Shqipëri nuk ka asnjë plazh natyral, ose minimumi ku femrat mund të bëjnë plazh topless. Dakord u thashë, e kuptova çfarë doni të thoni dhe hoqa të sipërmet e rrobave të banjës, duke bërë plazhin kështu përgjatë ditëve që ndodheshim në jug. Kjo e inspiroi fotografin dhe tha që kjo është diçka që Brigitte Bardot, ka bërë në Saint Tropez para 60 vjetësh. Prandaj dhe u realizuan këto foto”, ka thënë Harxhi për Story.