LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Liverpoolit largohet nga Dinamo Moska: Nuk dua të rri në një vend, ushtria e të cilit shkatërron qytetet tona

Ish-lojtari i Liverpoolit largohet nga Dinamo Moska: Nuk dua të rri në një vend, ushtria e të cilit shkatërron qytetet tona

Andriy Voronin është larguar menjëherë nga Moska me familje e ti, ku shteti Rus sulmoi dhe bombardoi vendin e tij të lindjes, Ukrianën.

42-vjeçari shërbente si ndihmës trajner në Dynamo Moskë përpara se Vladimir Putin të pushtonte vendlindjen e tij Ukrainën, por tani ai thotë se “nuk mund të punojë më në vendin që po bombardon atdheun tim”.


Në një intervistë emocionale me gazetën gjermane Bild mes lotësh, Voronin konfirmoi largimin nga klubi rus.

Federata ruse kundërshton vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s
Lexo po ashtu Federata ruse kundërshton vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s

“Ne dolëm nga Moska para se të bllokohej plotësisht. Nuk mundëm të aeteronim në Dusseldorf, kështu që fluturuam përmes Amsterdamit. Babai im, vjehrra, gruaja dhe fëmijët janë këtu tani”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Kam katër ditë që nuk jam mirë. Shume keq. Kur shoh të gjitha fotot nga vendlindja, kur shoh lajmet. E gjitha është si një film. Por një film horror. Nuk më kanë mbetur shumë fjalë”.

Nga sanksionet ndaj Rusisë nga BE, shumë rëndë pritet ta pësojë edhe Evertoni
Lexo po ashtu Nga sanksionet ndaj Rusisë nga BE, shumë rëndë pritet ta pësojë edhe Evertoni

“Unë nuk shoh asnjë mundësi për të qëndruar në një vend, ushtria e të cilit shkatërron qytetet tona dhe qëllon kundër civilëve”, thuhet më tej në reagimin e Voronin.

Të martën në mëngjes, Dinamo e Moskës konfirmoi largimin e Voronin, me klubin duke postuar në Twitter se kontrata e tij ishte ndërprerë me pëlqim reciprok. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori