LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Juventusit dhe Romës merr rolin e drejtorit sportiv tek Marseille

Ish-lojtari i Juventusit dhe Romës merr rolin e drejtorit sportiv tek Marseille

Ish-mbrojtësi i Romës dhe Juventusit ,Medhi Benatia, ka marrë rolin e tij të parë në menaxhimin e klubit dhe do të emërohet si drejtor sportiv i skuadrës franceze, Marseille, ku do të ndihmojë ish-trajnerin e Italisë Gennaro Gattuso.

36-vjeçari vari këpucët në gozhdë në dhjetor të vitit 2021, pas një periudhe gjashtëmujore me ekipin turk Fatih Karagumruk.


Që nga ajo kohë, Benatia punon si agjent, por tashmë është gati të ulet në anën tjetër të tryezës së bisedimeve.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediumi italian Calciomercato, Benatias fillimisht mund t’i jepet një rol konsulent, por ai do të jetë në krye të vendimeve që merren për transferime. Detajet përfundimtare të kontratës do të diskutohen gjatë javës së ardhshme, ndërsa shumë lojtarë janë larguar për t’u paraqitur më kombëtaren.

Benatia do të trashëgojë rolin nga Javier Ribalta, i cili la postin e tij pak më shumë se një muaj më parë në mes të tetorit.

Benatia e filloi karrierën e tij si futbollist pikërisht tek Marseille, pasi kishte kaluar pesë vjet në akademinë e klubit, por nuk regjistroi asnjë paraqitje për ekipin e parë, përpara se të largohej në drejtim të Clermont në vitin 2008./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori