LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Unitedit: Ferdinand është transferimi më i mirë i Unitedit në epokën e Ligës Premier, jo Ronaldo

Ish-legjenda e Unitedit: Ferdinand është transferimi më i mirë i Unitedit në epokën e Ligës Premier, jo Ronaldo

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, John O’Shea ka thënë se Rio Ferdinand është transferimi më i mirë i Djajve të Kuq në vitet e fundit dhe jo ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Shumë emra mund të shtohen në listë kur bëhet fjalë për transferimet e super yjeve në Old Trafford.


Që nga fillimi i Ligës Premier, emra si Eric Cantona, Peter Schmeichel dhe Roy Keane kanë siguruar një vlerë të jashtëzakonshme pas transferimit te Unitedi.

Sezon pas sezoni: Këto janë blerjet më të shtrenjta në shekullin XXI
Lexo po ashtu Sezon pas sezoni: Këto janë blerjet më të shtrenjta në shekullin XXI

Wayne Rooney, si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave të klubit, gjithashtu mund të bashkohet me atë listë, së bashku me Andy Cole dhe trajnerin aktual Ole Gunnar Solskjaer – i cili kushtoi vetëm 1.5 milion funte në vitin 1996.

Ronaldo pritet të hyjë në listë për shumë, duke qenë se ai fitoi të parin nga pesë Topat e Artë të tij sa ishte te United, por O’Shea mendon se mbrojtësi Ferdinand i transferuar nga Leeds në 2002 provoi të ishte përforcimi më i zgjuar.

“Unë do të duhej ta kaloja nga Rio Ferdinand”, ka thënë fillimisht ish-mbrojtësi i cili fitoi pesë tituj kampioni gjatë kohës së tij me Djajtë e Kuq.

“Në kohën time, për sa i përket performancës së qëndrueshme. Ai siguroi një themel shumë të fortë për ekipin. Ai ishte gjithashtu një djalosh i shkëlqyeshëm”.

Renditen top 15 mbrojtësit më të mirë në histori të Ligës Premier
Lexo po ashtu Renditen top 15 mbrojtësit më të mirë në histori të Ligës Premier

“Kur ai u bashkua ai u vendos mirë, ai njihte shumë lojtarë nga Anglia. U përshtat mirë në atë kohë dhe provoi të ishte një nënshkrim shumë i mirë. Njerëzit përmendën shumë çmimin e paguar, por ai dha një vlerë shumë të mirë”.

I shtyrë për të renditur Ferdinandin mbi Ronaldon, O’Shea shtoi: “Po, janë afër”.

“Ju po flisni për dy lojtarë të mahnitshëm, por vetëm në atë kohë, çfarë ishte e nevojshme dhe ndikimi që ai bëri në përgjithësi në klub, për mua Rio thjesht e kalon atë”, përfundoi ish-mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori