LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e futbollit Maradona përkujtohet në tre vjetorin e vdekjes së tij

Ish-legjenda e futbollit Maradona përkujtohet në tre vjetorin e vdekjes së tij

Diego Armando Maradona fitoi nëntë kampionate gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Boca Juniors, Barcelonën dhe Napolin dhe gjithashtu udhëhoqi Kombëtaren e Argjentinës drejt fitores në Kupën e Botës 1986.

I parë nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë në histori së bashku me legjendën braziliane Pele, Maradona lindi më 30 tetor 1960 në Buenos Aires.


Maradona nënshkroi një kontratë profesionale me Argentinos Juniors para se të mbushte 16 vjeç dhe fitoi titullin e ligës me Boca Juniors në vitin 1981, ku më pas u transferua tek gjiganti spanjoll, Barcelona.

Maradona pati një karrierë të suksesshme me klubin blaugran duke shënuar 38 gola në 58 ndeshje midis viteve 1982 dhe 1984, duke i ndihmuar ata të fitojnë Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe La Ligan në vitin 1983.

Ai ka shënuar plotë 312 gola në karrierë si futbollist profesionist, teksa ka luajtur edhe për klube tjera si Sevilla, Newell Old Boys, Napoli etj. Maradona u bë i njohur në mbarë botën me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, të cilën Argjentina e fitoi në vitin 1986.

Argjentinasi ka qenë mjaft i suksesshëm si futbollist por e njëjta nuk mund të thuhet për karrierën e tij menaxheriale.

Maradona ishte në krye të Textil Mandiyu në vitin 1994 dhe tek Racingu në vitin 1995 me bashkëlojtarin e tij te Argentino Juniors, Carlos Fren, dhe më pas u bë kryetrajner i Argjentinës në vitin 2008 duke zëvendësuar Alfio Basile.

Ai u shkarkua nga posti i trajnerit të Argjentinës pasi humbi me rezultat 4-0 ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Kupës së Botës 2010./Telegrafi/