LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron gjuajtje të sërishme në drejtim të policisë në veri

Ish-kryeinspektori i AKI-së paralajmëron gjuajtje të sërishme në drejtim të policisë në veri

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkelzen Sopjani, ka paralajmëruar gjuajtje të sërishme në drejtim të Policisë në veri të Mitrovicës.

Sopjani ka thënë se situata nuk duket se është e përgatitur për konflikte të mëtejshme, por ka brishtësi të caktuara të sigurisë, veçanërisht për shkak të Serbisë.


“Situata e sigurisë nuk është shqetësuese, por nuk është edhe jo e brishtë pasi që ka brishtësi dhe e gjithë kjo për shkak të fqinjit verior që e kemi Serbisë, pasi që interesi primar i tyre është që Kosova me qenë sa më e pasigurtë dhe me stagnu sa më shumë. E di sigurt që ata nuk kanë arritur në misionin e tyre, kanë dështuar dhe dështimi më i madh është parë edhe ditëve të fundit”, ka thënë ai, në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini.

Sopjani ka shtuar se ka pasur paralajmërime për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës.

“Paralajmërimi për një sulm të mundshëm në veri është bërë mbi bazën e përvojës dhe ekspertizës duke bërë krahasime dhe duke e njoftë se çfarë janë në gjendje për të bërë ata, kështu që për mua ka qenë e pritur edhe institucionet e sigurisë nuk kanë qenë të befasuar sepse edhe ato e kanë ditur pak a shumë se do të ndodhë diçka e tillë”, ka vijuar ish-inspektori i AKI-së.

Ai ka paralajmëruar se autoritetet e sigurisë duhet të jenë të përgatitura për ndonjë veprim sporadik nga ana e serbëve.

“E gjitha ndodhi dhe dolëm jashtëzakonisht ballëhapur dhe kryelartë në atë se çka pamë dhe nuk e përjashtojë që mund të ketë edhe pse probabiliteti është shumë më i vogël për me pasë diçka të tillë, mirëpo ndonjë veprim sporadik nuk përjashtohet edhe sot. Mund të ketë ndonjë gjuajte ndaj pjestarëve të policisë, sepse ata [serbët] kanë dal të lënduar dhe të zhgënjyer prej kësaj situate dhe do të mundohen që para publikut të tyre të na poshtrojnë”.

Sopjani ka theksuar se pjesëtarët e policisë në Kosovë duhet të jenë të vigjilentë ndaj ndonjë rreziku të mundshëm, pasi që serbët janë të zhgënjyer e të poshtëruar si dhe mund të eskalojnë me ndonjë gjuajtje ndaj pjestarëve të policisë.

Përkundër sfidave, Sopjani ka vlerësuar se situata e sigurisë nuk është e brishtë deri në masën që të dalë prej kontrollit dhe shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it është një tjetër faktor që ka për qëllim të përmirësojë sigurinë në rajon.

“Serbia është dhe ka mbet në një iluzion, i cili iluzion ushqehet prej fanatizmave dhe prej nacionalizmave të sëmurë pasi që ata nuk shohin kurgjo përtej Serbisë dhe serbëve në këtë pjesë, por e kanë të qartë një pjesë e madhe e tyre të cilat janë duke u vetëdijesuar dhe duke e parë që nuk është mirë të jetohet në këtë iluzion pasi që nuk është lehtë edhe për ta për me qenë satelit i Rusisë, sepse rrethanat gjeopolitike po ndryshojnë”, ka përfunduar Sopjani.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori