LAJMI I FUNDIT:

Ish-hetuesi policor: Radoiçiq e ka udhëhequr operacionin në veri, spekulohet që 70 persona kanë ikur

Ish-hetuesi policor: Radoiçiq e ka udhëhequr operacionin në veri, spekulohet që 70 persona kanë ikur

Murat Mehmeti, ish-hetues policor në veri, ka thënë se nga njohuritë që ai ka, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ishte ai që e ka udhëhequr operacionin e zhvilluar në Banjskë të Leposaviqit.

Në emisionin “Debat Plus”, Mehmeti ka thënë se spekulohet se rreth 70 persona kanë ikur nga Manastiri i Banjskës të dielën.


Po ashtu, ai ka theksuar se edhe sulmet ndaj familjes Jasharaj patën nisur pikërisht nga i njëjti vend (Banjskë).

“Kanë qenë të pritshme, numri ka qenë më i madh, disa janë tërhequr mund të ketë maleve ende. Për të kuptuar më mirë se çfarë roli luan Manastiri i Banjskës po ua shpjegoj se edhe sulmet në Drenicë që janë bërë te familja Jashari, baza e pikënisja e sulmeve ka qenë këtu. Hetuesia e Kosovës e dinë më mirë por burimet dhe njohuritë që kam, Milan Radojqiq e ka udhëhequr këtë operacion, ka qenë vetë në vendin e ngjarjes dhe është tërhequr nga disa mercenarë më të cilët bashkëpunon, disa mercenarë të njohur me emrin “Bosanci”, tha ai.

Po ashtu, Mehmeti potencoi se personat të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion janë familjarë e fëmijë të kontrabandistëve.

“Emrat që i kam parë të të vrarëve dhe disa të cilëve që pretendohet se kanë ikur dhe të tjerët që gjenden në spitalin e Novi Pazarit, janë fëmijë familjarë të kontrabandistëve të cilët janë pasuruar në 23 vitet e fundit. Njëri nga ta në vitin 2013 e ka mik shtëpie Aleksandar Vulin. Të ikurit të plagosur dihet që janë katër në Novi Pazar ndërsa sa kanë ikur spekulohet të jenë 70 persona”, shtoi ai.

Ndryshe, gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.

Ai tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori