LAJMI I FUNDIT:

Ish-gruaja e Xhemailit, Erjona: Femrat martohen me futbollistë shkaku i parave

Ish-gruaja e Xhemailit, Erjona: Femrat martohen me futbollistë shkaku i parave

Nëse deri në këtë moment ishte një prej femrave të futbollistëve që qëndronte në majën e listës së më të bukurave, tani padyshim do të ketë edhe një vend edhe në podiumin e sinqeritetit.

Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e mesfushorit Blerim Xhemaili është “zbërthyer” në një intervistë për “La Capitane”, duke treguar gjithçka për botën e njerëzve të famshëm të futbollit.


Erjona tregon se: “Sa më shumë që meshkujt të jenë të pasur, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Jetojmë në një shoqëri në të cilën ku janë paratë janë edhe femrat e bukura, që u shtrihen në këmbë futbollistëve dhe është shumë e vështirë që ata të rezistojnë. Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin familjen, por kam njohur edhe futbollistë për të cilët familja është vetë një opsion”, tregon ish-bashkëshortja e Xhemailit, që vetëm një muaj më parë zyrtarizoi divorcin me ish-futbollistin e Napolit e Bolonjës.

“Por faji është edhe i grave”, tregon më tej Erjona. “Shumë herë ato lidhen apo martohen me futbollistë të njohur, thjesht dhe vetëm që edhe ato të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani është padyshim qyteti i eskortave”, përfundoi rrëfimin e saj Erjona Sulejmani.

Erjona u përgjigj në spekulimet se e ka shfrytëzuar emrin e futbollistit për famë.

Nuk pendohem që u bëra “capitane”. Në të vërtetë, do ta bëja sërish, sepse kisha konfirmim nga njerëzit që më ndjekin dhe që e kanë vlerësuar edhe më shumë personin dhe personalitetin tim. Kështu që falënderoj autorin Gabriele Parpiglia për këtë mundësi. Mbiemri i burrit tim? Para së gjithash u prezantova në publik si Erjona Sulejmani, por si grua e martuar unë kam të drejtën të përdor edhe Xhemaili”, tha Erjona. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori