LAJMI I FUNDIT:

Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott bën kërkesën për divorc nga burri i dytë Dan Jewett

Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott bën kërkesën për divorc nga burri i dytë Dan Jewett
Foto: Getty Images

Mackenzie Scott thuhet se ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, Dan Jewett.

Çifti u martuan vitin e kaluar.


Miliarderja, e cila më parë ishte i martuar me Jeff Bezos, paraqiti një kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të King County të Washingtonit të hënën, raporton New York Times.

MacKenzie Scott (Foto: AP Images)

Lajmi për ndarjen e çiftit vjen vetëm një vit pasi Scott dhe Jewett u martuan në Kaliforni.

Gazeta raportoi se Jewett nuk e kundërshtoi divorcin. Çifti thuhet se ka një kontratë ndarjeje që detajon marrëveshjen e ndarjes së tyre të pronës. Marrëveshja nuk është vënë në dispozicion të publikut.

Gruaja më e pasur në botë, MacKenzie Scott rimartohet pasi u nda nga Jeff Bezos
Lexo po ashtu Gruaja më e pasur në botë, MacKenzie Scott rimartohet pasi u nda nga Jeff Bezos

Scott dhe Jewett, një ish-mësues i shkencës, u takuan për herë të parë në shkollën e fëmijëve të saj, sipas Washington Post. Ajo ka katër fëmijë me Bezos.

MacKenzie dhe Jeff Bezos (Foto: Getty Images)

Bezos dhe Scott ishin të martuar për 25 vjet përpara se të shpallnin ndarjen e tyre në vitin 2019. Kjo e fundit thuhet se ka një pasuri neto prej 28.9 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga gratë më të pasura në botë.

Lajmin për ndarjen e tyre e ka bërë të ditur Bezos përmes një postimi në Twitter.

McKenzie dhe Dan Jewett (Foto: Instagram)

Bezos aktualisht është në një lidhje me aktoren dhe prezantuesen televizive Lauren Sanchez.

Ai dha dorëheqjen si CEO i Amazon në korrik 2021. /Telegrafi/

Jeff dhe Lauren (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori