LAJMI I FUNDIT:

Ish e dashura e Nick Cannon, Jessica White mohon se është shtatzënë me fëmijën e tij të nëntë: Qëndro larg nga mitra ime

Ish e dashura e Nick Cannon, Jessica White mohon se është shtatzënë me fëmijën e tij të nëntë: Qëndro larg nga mitra ime

Ish e dashura e Nick Cannon, Jessica White ka mohuar zërat se ajo është gjithashtu shtatzënë me fëmijën e tij, pasi u zbulua se ai do të bëhet baba për herë të nëntë.

Jessica dhe Nick ishin në lidhje nga vitin 2015 pasi u nda me Mariah Carey – me të cilën ai ndan binjakët 11-vjeç, Moroccan dhe Monroe.


Megjithatë, pas lajmeve se do të bëhet babai i fëmijës së tij të nëntë, modelja e zemëruar hyri në Instagramin e saj për të mbyllur thashethemet se ajo është nëna e ardhshme e fëmijës së tij.

“Kuptojeni këtë! Jo, nuk jam shtatzënë. Unë jam një forcë e madhe krijuese, e përqendruar në biznes”, u shkruan Jessica për 255 mijë ndjekësve të saj, shkruan DailyMail.

“Në dreq qëndro larg nga mitra ime sepse është pushtuese dhe e neveritshme veçanërisht për dikë që ka probleme me fertilitetin. Asgjë nuk do të më pengojë në këtë moment për mua si regjisore dhe artiste”, tha tutje ajo.

Edhe pse dyshja u lidhën për herë të parë shumë vite më parë, Nick dhe Jessica u panë duke festuar së bashku në New York në mars të këtij viti, duke nxitur disa fansa të pyesin nëse Jessica është apo jo ajo që po pret fëmijën e tij.

Në fillim të kësaj jave, Cannon – i cili dikur e hodhi poshtë monogaminë si një ‘koncept eurocentrik’ – zbuloi se ai ishte në pritje të fëmijës së tij të nëntë ndërsa pret lindjen e fëmijës së tij të tetë.

Pavarësisht se Jessica iu përgjigj thashethemeve – ishte raportuar se nëna e fëmijës së tij të palindur është në të vërtetë DJ dhe ylli i OnlyFans, Abby De La Rosa.

Cannon dhe De La Rosa tashmë kanë djemtë binjakë Zillion Heir dhe Zion Mixolydian, të cilët do të mbushin një vjeç më 14 qershor.

Ndërkohë, Cannon po pret gjithashtu fëmijën numër tetë me modelen shtatzënë Bre Tiesi.

Nick Cannon po bëhet baba për herë të nëntë
Lexo po ashtu Nick Cannon po bëhet baba për herë të nëntë

Abby njoftoi lajmin për fëmijën të premten, por nuk bëri të ditur se kush ishte babai, vetëm duke ngacmuar se mund të ishin sërish binjakë.

Data e lindjes së Abby është 25 tetori, sipas TMZ, i cili konfirmoi se ai ishte babai – duke shënuar fëmijën e tij të nëntë.

Bre, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, së fundmi u kthye nga një udhtim në Bahamas me Nick.

Nick është edhe baba i vajzës Powerful Queen, 18 muajsh, dhe djalit Golden Sagon, pesë vjeç, me Brittany Bell e cila është Miss Guam 2014. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori