LAJMI I FUNDIT:

Ish-e dashura e Michael Jackson, Tatum O’Neal e bindur se ai ishte pedofil pas publikimit të dokumentarit

Ish-e dashura e Michael Jackson, Tatum O’Neal e bindur se ai ishte pedofil pas publikimit të dokumentarit
Michael Jackson (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ish-e dashura e Michael Jackson, Tatum O’Neal, ka pranuar se ajo nuk është e befasuar nga akuzat për abuzim seksual të fëmijëve kundër yllit të muzikës pop, pasi e pa dokumentarin “Leaving Neverland”.

Aktorja, e cila u takua me këngëtarin kur ishin vet fëmijë, ka thënë se edhe pse ajo kurrë nuk ka parë asgjë, “është e vështirë të mos i besosh këta djem”, të cilët folën në serinë dokumentare shpërthyese.


Duke u shfaqur në ‘Good Morning Britain’ në një video live, Tatum, tash 55-vjeçare , ka thënë se ajo nuk ishte e tronditur nga akuzat, pasi ka “kaq shumë gjëra të neveritshme që po ndodhin në Hollywood”.

Tatum tha për serinë e dokumenteve: “Është e vështirë të mos besosh këta djem. Unë për vete nuk kam parë asgjë”. Ajo ka vazhduar: “Jo, kjo nuk më shqetëson, ka kaq shumë gjëra të neveritshme në Hollywood që tani fillojnë të zbulohen ngadalë”.

Tatum publikoi një autobiografi, “Paper Life”, në vitin 2004, ndërsa ka shpjeguar miqësinë që kishte me Michael kur u takuan kur ajo ishte 12 vjeçe dhe ai ishte 17 vjeçar. Gjithashtu, ajo ka treguar se donte një marrëdhënie më intime, por nuk ishte e gatshme.

O’Neal e ka përshkruar marrëdhënien si “një miqësi vërtet të mrekullueshme” dhe se ata “flisnin në telefon gjatë gjithë kohës”.

Jackson ka folur për marrëdhënien e tyre në vitin 2001, duke thënë: “Isha, si në qiell. Ishte gjëja më magjike”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori