LAJMI I FUNDIT:

Ish e dashura e Bad Bunny padit artistin, kërkon afro 40 milionë euro dëmshpërblim

Ish e dashura e Bad Bunny padit artistin, kërkon afro 40 milionë euro dëmshpërblim

Ish-e dashura e Bad Bunny po e padit yllin për të paktën 40 milionë dollarë (37.1 milionë eruo) për një regjistrim zëri të njohur që ajo i dha këngëtarit përpara se ai të bëhej i famshëm.

Carliz De La Cruz Hernandez, regjistrimi i së cilës me fjalinë “Bad Bunny, baby” u përfshi në dy nga këngët e artistit, pohoi në një padi të ngritur këtë muaj në një gjykatë në Puerto Rico se zëri i saj dhe fraza me të cilën ajo doli po përdoren pa lejen e saj.


Padia, e cila u raportua fillimisht nga faqja e lajmeve në Porto Rico, ‘NotiCel’, vë në dukje se fraza është përdorur në këngën “Pa Ti”, e cila ka më shumë se 355 milionë shikime në YouTube dhe më shumë se 235 milionë dëgjime në Spotify, shkruan The Guardian.

Foto: REX

Gjithashtu është përdorur në këngën “Dos Mil 16”, e cila ka më shumë se 60 milionë shikime në YouTube dhe 280 milionë në Spotify.

Në padi thuhet se “zëri i dallueshëm” i De La Cruz është përdorur gjithashtu pa pëlqimin e saj për këngë, regjistrime, promovime dhe koncerte në mbarë botën, si dhe në televizion, radio, media sociale dhe platforma muzikore.

“Që atëherë, mijëra njerëz kanë komentuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale të Carlizit, si dhe çdo herë që ajo shkon në një vend publik, për ‘Bad Bunny, baby’. Kjo ka shkaktuar dhe aktualisht shkakton që De La Cruz të ndihet e shqetësuar, e frikësuar, e mbingarkuar dhe me ankth”, thuhet në padi.

Gjithashtu është paditur Noah Kamil Assad Byrne, menaxher i Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martinez Ocasio.

Foto: Getty

De La Cruz dhe Martinez u bënë çift për herë të parë në vitin 2011. Një vit më vonë, ata filluan të studionin në Universitetin e Puerto Ricos në qytetin bregdetar verior të Arecibos, ndërsa punonin edhe në një dyqan ushqimesh aty pranë.

Në padi thuhej se gjatë asaj kohe, Martinez po krijonte vazhdimisht këngë dhe ritme dhe do të kërkonte mendime nga De La Cruz, i cila gjithashtu ishte përgjegjës për caktimin e koncerteve të tij dhe trajtimin e faturave dhe kontratave.

Aludohet për një lidhje dashurie - Kendall Jenner dhe Bad Bunny shihen duke u përqafuar pas një darke romantike
Lexo po ashtu Aludohet për një lidhje dashurie - Kendall Jenner dhe Bad Bunny shihen duke u përqafuar pas një darke romantike

Lindja e frazës “Bad Bunny, baby” erdhi në vitin 2015 dhe Martinez i kërkoi De La Cruz të regjistronte veten duke e thënë atë. Ajo e bëri këtë në një banjë një ditë, ndërsa qëndronte me një mik, sepse aty ishte më pak e zhurmshme dhe më pas ia dërgoi atij, thuhej në padi.

Më 1 janar 2016, Martinez i kërkoi De La Cruz të martohej me të dhe ata bënë plane për ta bërë këtë në korrik 2016. Por në prill 2016, Rimas Music nënshkroi Martinez. Në të njëjtin vit, De La Cruz u pranua në shkollën juridike të Universitetit të Puerto Ricos dhe ajo i dha fund marrëdhënies së saj me Martinez në maj 2016.

Foto: Getty

Ata u rikthyen bashkë në 2017-ën, por sërish shkuan në rrugë të ndara.

Më pas, në maj 2022, një përfaqësues i Bad Bunny kontaktoi De La Cruz, duke thënë se ai duhej të fliste me të.

“Në atë telefonatë, përfaqësuesi tha:, ‘Unë e di që nuk ju pëlqen të flisni për Voldemortin [duke iu referuar Martinez], por unë duhet t’ju pyes diçka”, thuhej në padi.

Ai i ofroi asaj 2000 dollarë për të blerë regjistrimin e zërit të saj. De La Cruz refuzoi dhe më pas foli me dikë në Rimas Music i cili gjithashtu ofroi ta blinte, duke thënë se regjistrimi do të përdorej në albumin e ardhshëm “Un Verano Sin Ti”, thuhej në padi.

Por një marrëveshje nuk u arrit kurrë dhe kënga u publikua pa pëlqimin e De La Cruz, sipas padisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori