LAJMI I FUNDIT:

Aludohet për një lidhje dashurie – Kendall Jenner dhe Bad Bunny shihen duke u përqafuar pas një darke romantike

Aludohet për një lidhje dashurie – Kendall Jenner dhe Bad Bunny shihen duke u përqafuar pas një darke romantike

Kendall Jenner dhe Bad Bunny u panë të afër me njëri-tjetrin gjatë një nate së bashku mes spekulimeve të vazhdueshme se ata po takohen.

Të dy u panë duke u përqafuar pasi kishin ngrënë një darkë grupore në Sushi Park në West Hollywood, Kaliforni, sipas fotove të siguruara nga Page Six.


Jenner, 27 vjeç, kishte një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrën e saj ndërsa përqafohej me reperin portorikan, 28 vjeç.

Foto: Backgrid

Momenti i dashur mes yllit të “Kardashians” dhe Bad Bunny ka ndodhur pasi dyshja kanë ngrënë darkë së bashku.

Ata u bashkuan nga motra më e vogël e yllit të realitetit, Kylie Jenner, si dhe miku i tyre i ngushtë Taco, emri i vërtetë i të cilit është Travis Bennett.

Kendall dhe Kylie u panë bashkë të rrethuar nga sigurimi i tyre teksa po dilnin nga restoranti.

Foto: Backgrid

Kendall dhe Kylie mbërritën të parët, të ndjekur nga Bad Bunny, por të gjithë u larguan nga restoranti së bashku.

Modelja ishte e veshur me një pallto të gjatë ndërsa motra e saj 25-vjeçare kishte veshur një minifustan të zi dhe syze dielli.

Mes thashethemeve për lidhje, Kendall Jenner dhe Bad Bunny fotografohen në të njëjtin restorant
Lexo po ashtu Mes thashethemeve për lidhje, Kendall Jenner dhe Bad Bunny fotografohen në të njëjtin restorant

Muajin e kaluar, reperi dhe Kendall u panë të dy duke darkuar në restorantin “Wally’s” në Beverly Hills, Kaliforni, megjithëse të dy u larguan nga dalje të veçanta.

Foto: Backgrid

Në atë kohë, u tha se Justin dhe Hailey Bieber ishin parë gjithashtu në restorant për atë që mund të kishte qenë një takim i dyfishtë.

Dalja e tyre publike erdhi vetëm disa ditë pasi u përhapën thashethemet se ai dhe Kendall ishin çift.

Foto: Backgrid

Dhe ish-i dashuri i yllit të “Kardashians”, Devin Booker, nxiti më tej thashethemet se ajo kishte nisur një romanë të re kur e hoqi atë nga Instagram në fund të shkurtit.

Foto: Backgrid

Kendall dhe Booker, 26 vjeç, u ndanë në tetor 2022 me burime që pretendonin në atë kohë se ata i dhanë fund lidhjes për shkak të orareve kontradiktore të punës, dyshja ishin bashkë që nga viti 2020.

Kendall ka qenë më parë e lidhur me Harry Styles, Nick Jonas, Blake Griffin, Ben Simmons dhe Anwar Hadid. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori