LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i Barcës nuk është kundër që City ta blejë Ronaldon

Ish-drejtori i Barcës nuk është kundër që City ta blejë Ronaldon

Drejtori i Manchester Cityt, Txiki Begiristain, është i hapur për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, mirëpo nuk mendon se ai do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Superylli portugez thuhet se ka kërkuar nga agjenti i tij, Jorge Mendes, që t’ia gjejë një klub të ri.


Qe një kohë spekulohet për rikthimin e tij te Manchester Unitedi, mirëpo në garë është përfshirë edhe rivali lokal i Djajve të Kuq.

“Me ardhjen e trajnerit të ri (Pep Guardiola), jemi duke menduar për të ardhmen dhe do të flasim për objektivat tona. Mirëpo, mendoj se ai është i lumtur te Real Madridi, prandaj pse të ketë nevojë për ndryshim?”, ka theksuar Txiki.

Nga ana tjetër, edhe Paris Saint-Germaini është në pritje që Reali të nxjerrë në shitje 30-vjeçarin. /Telegrafi/