LAJMI I FUNDIT:

Ish – bashkëshorti e kërcënon edhe nga burgu, dhunë fizike, psikike e kanosje – 8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Ish – bashkëshorti e kërcënon edhe nga burgu, dhunë fizike, psikike e kanosje – 8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor, në shumicën e rasteve gratë janë sulmuar, kanosur nga bashkëshortët, ndërkaq ka raste të dhunës edhe mes meshkujve në familje.


Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Malishevë e Mitrovicë.

Prishtinë  26.04.2023 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 26.04.2023, 23:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë  26.04.2023, 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore.

Gjilan  26.04.2023, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 25.04.2023 – 23:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor.

Prizren 26.04.2023, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 26.04.2023, 09:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 26.04.2023, 20:07.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar dhe se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori