LAJMI I FUNDIT:

Irving dhe Durant fantastik, Brooklyn merr fitoren e radhës

Irving dhe Durant fantastik, Brooklyn merr fitoren e radhës

Brooklyn Nets ka vazhduar me fitore në NBA, teksa ka marrë të dytën radhazi.

Një ndeshje fantastike është zhvilluar në Barclays Center, ku Brooklyn ka triumfuar ndaj Phoenix Suns me nëntë pikë diferencë, 128:119.


Kyrie Irving dhe Kevin Durant kanë qenë më meritorët për këtë fitore të Nets, duke shënuar 67 pikë së bashku.

Fundori amerikan, Irving e mbylli takimin me 34 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.

Ndërkohë Durant për 28 minuta në parket shënoi 33 pikë, pati gjashtë kërcime e katër asistime.

Devin Booker pati një paraqitje fantastike për mysafirët me 36 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Pas kësaj fitore, Brooklyn Nets vazhdon të jenë lider në Konferencën e Lindjes me 41 fitore dhe 20 humbje.

Në anën tjetër Phoenix Suns ndodhet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit me 42 fitore e 18 disfata. /Telegrafi/

Rezultatet:

Brroklyn Nets – Phoenix Suns 128:119

Portland Trail Blazers – Memphis Grizzlies 113:120

Washington Wizards – Clevelabd Cavaliers 119:110

Atlanta Hawks – Milwaukee Bucks 111:104

Orlando Magic – Indiana Pacers 112:131
Golden State Warriors – Sacramento Kings 117:113

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori