LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk dhe Bradley Cooper vazhdojnë pushimet në Venecia, ku iu bashkua edhe vajza e tyre

Irina Shayk dhe Bradley Cooper vazhdojnë pushimet në Venecia, ku iu bashkua edhe vajza e tyre
(Foto: GrosbyGroup)

Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë duke i vazhduar pushimet e tyre në Venecia dhe tani atyre iu është bashkuar edhe vajza e tyre, Lea De Seine.

Pavarësisht zërave për një lidhje me ish-lojtarin e NFL-së, Tom Brady, modelja e njohur vendosi t’i kalojë pushimet me ish-partnerin e saj, aktorin e famshëm dhe vajzën e tyre gjashtëvjeçare.

Paparacit i kanë fotografuar gjatë një shëtitjeje familjare në Venecia dhe më pas kur hynë në anije. Për atë rast, Shayk vendosi të veshë një fustan të zi, ndërsa stilin e plotësoi me syze dielli dhe kapele.


(Foto: BackGrid)

Aktori i njohur ka zgjedhur një stil të rëndomtë të veshjes, duke veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë hiri për këtë rast. Megjithatë, mediat vunë në dukje lidhjen e ngushtë mes ish-partnerëve, sepse Cooper e mbante vazhdimisht çantën e saj dhe i qëndronte pranë, si dhe e ndihmonte kur hynte në anije.

“Djali i ëndrrave” - Irina Shayk e entuziazmuar për lidhjen e re me Tom Bradyn
Lexo po ashtu “Djali i ëndrrave” - Irina Shayk e entuziazmuar për lidhjen e re me Tom Bradyn

Mediat e huaja shkruajnë se Cooper ndodhet në Venecia për ta kontrolluar vizionin dhe zërin e filmit të tij të ri, “Maestro”, i cili do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia, por për shkak të grevës së aktorëve të Hollywoodit, ai nuk do të jetë në premierë. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli Tako 'ndez debat' me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni?

Egli Tako 'ndez debat' me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni?

Magazina
Një modele refuzoi të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Yamal për shkak të disa kërkesave të çuditshme

Një modele refuzoi të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Yamal për shkak të disa kërkesave të çuditshme

Magazina
Loredana përballet me modelen që i shkroi Jozit: Mos bëj për një mashkull, duhet ai të të ndjek ty

Loredana përballet me modelen që i shkroi Jozit: Mos bëj për një mashkull, duhet ai të të ndjek ty

Magazina
Solli katër këngë deri më tani, Tayna: Kush po thotë që nuk ka më, vera akoma s’ka filluar

Solli katër këngë deri më tani, Tayna: Kush po thotë që nuk ka më, vera akoma s’ka filluar

Magazina
Rrëfimi i vajzës së Agron Llakajt për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Rrëfimi i vajzës së Agron Llakajt për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Magazina
Besart Halimi: Më kanë ftuar në Big Brother VIP, por gruaja ime nuk ka dëshirë që të hyj

Besart Halimi: Më kanë ftuar në Big Brother VIP, por gruaja ime nuk ka dëshirë që të hyj

Magazina
Kalo në kategori