LAJMI I FUNDIT:

Ipko Superliga rikthehet në aksion, tri ndeshje interesante zhvillohen sot – derbi në Therandë

Ipko Superliga rikthehet në aksion, tri ndeshje interesante zhvillohen sot – derbi në Therandë

Elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion pas pushimit ditën e diel shkaku i zgjedhjeve në vend.

Tri ndeshje shumë interesante janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme me fillim nga ora 14:30 në Ipko Superligë.


Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Therandë, ku përballë njëra tjetrës janë dy ekipet konkurruese për titull Ballkani dhe Prishtina.

Vendasit në këtë sfidë vijnë pas tri fitoreve radhazi, derisa kryeqytetasit kanë 12 pikë nga katër ndeshjet e fundit.

Ballkani momentalisht gjendet e dyta në tabelë me 17 pikë sa ka edhe lideri Drita, derisa Prishtina ka 13 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Trepça ’89 pas humbjes nga Dukagjini synon të rikthehet te rezultatet pozitive ku përballë ka kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin.

Edhe Nikli në këtë takim vjen pas një humbje dhe kjo gjë e bënë këtë ndeshje më interesante.

Ndërkohë nxehtë pritet të jetë edhe në Vushtrri, ku përballë njëra tjetrës janë dy ekipet e pjesës së poshtme të tabelës Vushtrria dhe Flamurtari. /Telegrafi/

E hënë:

14:30

Ballkani – Prishtina

Trepça ’89 – Feronikeli

Vushtrria – Flamurtari

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori