LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi pas fitimit të Scudettos: Është një sensacion i jashtëzakonshëm

Inzaghi pas fitimit të Scudettos: Është një sensacion i jashtëzakonshëm

Simone Inzaghi ka zbuluar se ndihet i lumtur me suksesin e tij te Interi, teksa meritat e trofeut ia dha gjithë skuadrës dhe drejtuesve.

Trajneri italian kishte marrë gjithmonë trofe që kur erdhi te Nerazzurrët në vitin 2021, por ky ishte titulli i parë i Serie A në karrierën e tij.


Ai u arrit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur rivalët e Milanit në Derby della Madonnina, për më tepër në atë që ishte zyrtarisht një ndeshje në ‘shtëpinë’ e kuqezinjve.

Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet matematikisht kampion i Serie A
Lexo po ashtu Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe shpallet matematikisht kampion i Serie A

“Është një sensacion i jashtëzakonshëm, ne bëmë diçka të pabesueshme dhe është e drejtë ta ndajmë atë me sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, ka thënë Inzaghi për DAZN.

“Ka kaq shumë protagonistë të këtij suksesi, në radhë të parë lojtarët, por edhe drejtorët dhe presidenti Steven Zhang, pasi çdo gjë që na nevojitej gjatë këtij rrugëtimi na u sigurua”.

“Është e qartë se mendimet e mia shkojnë edhe te familja ime, gruaja ime Gaia, fëmijët e mi, prindërit e mi. Kufizimi im është se shpesh nuk mund ta lë punën time dhe prirem ta sjell me vete në shtëpi, por ato ishin thelbësore për mua”.

Goditja me kokë e Francesco Acerbit dhe një gol i Marcus Thuram rezultuan vendimtar, pavarësisht golit të Fikayo Tomorit dhe fundit të tensionuar me kartonët e kuq për Denzel Dumfries, Theo Hernandez dhe Davide Calabria.

“Ishte një lojë e mirë, është për të ardhur keq që u tensionua në pesë minutat e fundit, pasi deri atëherë ishte shumë e drejtë. Luajtëm mirë, mund të kishim shënuar edhe një gol në pjesën e parë, por jemi shumë të lumtur”.

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit
Lexo po ashtu Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Inzaghi ka fituar gjashtë trofe tani në Inter, trajneri i tyre i tretë më i suksesshëm që nga themelimi i Serie A moderne në 1929-30, pas Helenio Herrera dhe Roberto Mancini me nga shtatë secili.

“Ishte një rrugëtim i gjatë për mua dhe stafin tim. Ju punoni çdo ditë duke u përpjekur të përmirësoheni. Nëse mendoj për ndeshjet e mia debutuese në Ligën e Kampionëve këtu me Real Madridin dhe Liverpoolin, të cilët vazhduan të ishin finalistët atë vit, unë tashmë mund të shihja shenjat pozitive dhe isha i sigurt se mund të ndërtonim mbi atë për të vazhduar dhe për të arritur gjashtë trofe”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori