LAJMI I FUNDIT:

Investitorët britanikë nuk kanë besim as tek marrëveshja e re e BREXIT-it

Investitorët britanikë nuk kanë besim as tek marrëveshja e re e BREXIT-it

Nga Britania e Madhe ka ardhur lajmi se kryeministri Boris Johnson kishte arritur një marrëveshje të BREXIT-it me Bashkimin Evropian. Por partitë e opozitës dhe një grup ligjvënësish nga Irlanda Veriore thonë se nuk do të mbështesin marrëveshjen, duke ngritur dyshime serioze nëse Johnson do të ketë sukses aty ku dështoi paraardhësja e tij Theresa May, e cila u përpoq tre herë për t’i bindur ligjvënësit të arrinin një marrëveshje por pa sukses.

Pas lajmeve, Johnson kishte siguruar një marrëveshje që mund të parandalonte Britaninë e Madhe të dilte nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare në 31 tetor, sterlina u rrit në vlerën e 1.30 dollarëve, por ra përsëri shpejt me 0.2 për qind, përcjell Telegrafi.


Analistët mendojnë se monedha vendase mund të shkojë deri në 1.35 ose edhe 1.40 dollarë, por edhe në këtë rast, euforia duhet të kufizohet. Kjo pasi marrëveshja e Johnson do t’i vinte kapak rritjes duke ngritur barriera të reja tregtare, të cilat do të dëmtonin biznesin që operon në Britani të Madhe.

Për investitorët, zgjidhja duket e ndërlikuar. Johnson mund të bëjë fushatë për meritat e marrëveshjes së re, por ai gjithashtu mund të ringjallë kërcënimet për ndërprerjen e lidhjeve midis Britanisë së Madhe dhe tregut të saj më të madh të eksportit.

Në anën tjetër qëndron pastaj opsioni i një zgjidhjeje nga Jeremy Corbyn i Laburistëve, politikat e majta të së cilit, si shtetëzimi i industrive të caktuara në Britaninë e Madhe, janë jo-popullore midis investitorëve. Sipas tyre programi i tij për ekonominë britanike është më i ndërlikuar sesa një BREXIT pa marrëveshje. /Telegrafi/