LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja në Maqedoni nuk dhanë rezultatet e pritshme (Video)

Investimet e huaja në Maqedoni nuk dhanë rezultatet e pritshme (Video)

Investimet e huaja direkte nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme tregon një studim nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane. Prandaj një pjesë e ekonomistëve besojnë se është i duhur ndryshim i menjëhershme i modelit për tërheqjen e investimeve të huaja. Ata vlerësojnë se duhet të shkurtohen përfitimet dhe subvencionet që kompanitë e huaja i marrin nga shteti.

”Kostot direkte nga politikat qeveritare për mbështetje të investimeve të huaja janë rreth 160 milionë euro dhe janë më të larta se efektet e drejtpërdrejta të këtyre politikave që kapin shumën e 92 milionë eurove, që janë pagat e punëtorëve në kompanitë e huaja. Pasi kostot direkte janë më të larta se efektet duhet të rishqyrtohet politika dhe duhet të ndërpritet praktika e ndarjes së fondeve të mëdha për të mbështetur investitorët” – tha për Alsat-M, Branimir Instituti Jovanoviq, Instituti i Shkencave sociologjike dhe humane.


Për një dekadë qeveria ka shpenzuar 27 milionë euro për promovimin dhe marketingun para investitorëve të huaj, tregon një studim i kryer i rrjetit ballkanik të lajmeve “Birn.”

”Nga 3.8 miliardë euro të paralajmëruara për dhjetë vjet janë investuar pak më shumë se gjysmë miliardë euro ose 580 milionë euro. Kjo është gjashtë herë e gjysmë më pak se shuma e njoftuar. Dhe në këtë shumë është përfshirë edhe ndihma e shtetit që e kanë marrë për ndërtimin e fabrikave” – deklaroi Aleskandar Janev, gazetar i BIRN-it.

Hulumtimet tregojnë shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve në kompanitë e huaja ku është konstatuar edhe mobing, kufizim i fjalës së lirë e deri në norma të larta të punës. Politikën e tërheqjes së investimeve të huaja, Qeveria në largim, e ka filluar në vitin 2007 që ishte edhe pika kryesore e uljes së papunësisë. Por të dhënat e BIRN-it thonë se në vend të 62,700 vendeve të njoftuara të punës, për dhjetë vjet janë hapur vetëm 20.246 vende të reja pune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori