LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula këndon himnin për shenjtërimin e Nënë Terezës

Inva Mula këndon himnin për shenjtërimin e Nënë Terezës

Ngjarja kryesore e Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan, do të jetë ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Data 4 shtator do të shënohet në kalendarin apostolik, pikërisht si dita e shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Himni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor”, kompozuar nga Genc Tukiçi, do të interpretohet më 3 shtator në Vatikan në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës.


Himni do të interpretohet nga sopranoja e njohur Inva Mula, së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj.

Është kurorëzim i idesë dhe punës së palodhur të gazetares Dijana Toska, e cila mundësoi që “Valsi Hyjnor” të interpretohet në Vatikan”, shkruante dje Genc Tukiçi, në faqen e tij në “Facebook”, shkruan Mapo.

“Kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin Shenjtërimin e Nënës Terezë. Ky është një rast historik dhe i papërsëritshëm në historinë e kombit shqiptar. “Valsi Hyjnor” do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar, si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit, paqes, tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë”, shkruan Dijana Tosku, ideatorja e këtij himni, në rrjetin e saj social.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori