“Giorgio Ambrosoli?”, pyet një zë prapa tij. Ambrosoli kthehet pas. Është diku pranë mesnatës në 11 korrikun e 1979-ës. Tre burra qëndrojnë përballë tij. “Po?”, konfirmon avokati që vetëm një fraksion sekonde më vonë kupton se sapo ka shprehur dënimin e tij me vdekje. Katër plumba i përshkojnë trupin. Ambrosoli shembet përtokë, jashtë shtëpisë së tij në Milano.
Skandali më i madh i Bankës së Vatikanit ishte si fundi i një tragjedie shekspiriane: të gjithë vdiqën. Dy protagonistët kryesorë të kësaj dhune të egër ishin Michele Sindona dhe Roberto Calvi. Ndërkohë që përpiqeshin të përkulnin edhe më tek ligjet e botës financiare, ata shkaktuan një krizë që shembi banka të fuqishme, si dhe shumë biznese të paligjshme që kishin Bankën e Vatikanit si një prej aksionareve kryesore.
Giorgio Ambrosoli u caktua likuidator në një prej bankave të kontrolluara prej Michele Sindonas dhe zbuloi pagesa të pazakonta që kishin të bënin me llogarinë e Sindonës, që ishin menaxhuar prej bankës së Vatikanit.
Ai kërcënoi të zbulonte atë që shumëkush e kishte dyshuar: pastrimin e parave nga banka, përfshirjen e Bankës së Vatikanit dhe rolin e Michele Sindonas. Ky i fundit pajtoi tre vrasës, por viktima e tyre Ambrosoli ishte vetëm një prej shumë të vdekurve: kushdo që u afrohej shumë sekreteve të Bankës së Vatikanit u vra – edhe vetë protagonistët vdiqën në fund.
Michele Sindona u dënua me 25 vjet burg, aty ku vdiq nga helmimi me cianid pasi shpalli se do të nxirrte të vërtetat në lidhje me Bankën e Vatikanit. Ndërkohë, Roberto Calvi u gjet i varur nën urën Blackfriars në Londër në vitin 1982, pasi edhe ai kish shprehur dëshirën që të rrëfehej. Dy bankierët kishin bërë një pakt me djallin – dhe paguan çmimin.
Po sot? Akuza të reja për pastrim parash vazhdojnë të përndjekin bankën e Vatikanit, pavarësisht se Papa Francesku ka urdhëruar që ajo të jetë më transparente. A do të jetë në gjendje një modernizues si ai që të hapë gjithë dyert? /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City