LAJMI I FUNDIT:

Skandalet e seksit dhe korrupsionit brenda Vatikanit

Skandalet e seksit dhe korrupsionit brenda Vatikanit

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi sot kritikuar ashpër njoftimet e mediave lidhur me kinse arsyet se pse Papa Benedikti XVI ka dhënë japë dorëheqjen, duke potencuar se disa media po përpiqen për të përfituar nëpërmjet thashethemeve dhe linçit të drejtuar ndaj Kishës Katolike.

Të përkujtojmë se dorëheqja e Papës hyn në fuqi të enjten më 28 shkurt, kurse ditëve të fundit në disa media italiane dolën spekulimet se Papa mori vendimin për dorëheqje si pasojë e raportit i cili zbulon intriga të shumta, skandale seksuale dhe korrupsionin në Vatikan.

"Të gjithë ata, para syve të të cilëve është vetëm seksi, paratë dhe pushteti, nuk shohin me larg nga ato dhe gjithë botën e shohin brenda këtyre kornizave, përfshirë Kishën Katolike", tha Lombardi.


Të përkujtojmë se e përditshmja italiane “La Repubblica” ditë më parë publikoi tekstin e parë në një seri të dokumenteve të titulluar "Seksi dhe karriera shantazhet në Vatikan shkas për tërheqjen e Papa Benediktit XVI".

Ndryshe, artikujt që kanë të bëjnë me skandalin e seksit, vjedhjet dhe shthurjes brenda mureve të Vatikanit të cilin e kanë hetuar Kardinali 89-vjeçar Jozef Tomko, Kardinali 83-vjeçar Julian Herranz dhe Kardinal tjetër 83-vjeçar Salvatore De Giorgi.

Thuhet se këta tre Kardinalë në dhjetor i dorëzuan në Papës hulumtimin tyre prej rreth 300 faqesh, në të cilin flitet ashpër për kurvërinë dhe vjedhjet brenda Vatikanit. Gazeta italiane pohon bëhet fjalë për dy vëllime dokumentesh, dhe se hetimi ende nuk kishte përfunduar. Pretendohet se këto dokumente do të vijnë në duart e papës së ri.

Bëhet fjalë për dokumentet sekrete që ruhen në një kasafortë, përveç emrave të priftërinjve dhe zyrtarëve të lartë të kishës që ishin kapur në "kurvëri dhe vjedhje", aty flitet edhe për marrëdhëniet e tyre të veçanta me botën e jashtme dhe punët e ndyra. Një nga këto punë është kostoja e ekzagjeruar e çmimit për vendosjen e garazhit sheshin e Shën Petrit. Dokumenti përmend edhe disa vende të takimit jashtë Vatikanit, gjoja bëhet fjalë për vila jashtë Romës si dhe qendrat për zbukurim.

Më tej thuhet se Papa gjoja është trishtuar me këto dokumente, kurse gazeta “La Repubblica” në një analizë të fjalimeve të tij, në periudhën e fundit prej një muaj e gjysmë, ka zbuluar se Papa fshehurazi ka folur në lidhje me situatën reale brenda Kishës, por atëherë ishte e vështirë për t’u kuptuar mesazhet e tij. Tani kur një pjesë e dokumentit sekret ka rrjedhur në publik, është shumë më e qartë të kuptohet Papa kur ai foli për dukuritë negative dhe ata që "njollosin fytyrën e Kishës".

Në artikullin e parë “La Repubblica” shkruan për luftën e brendshme për pushtet dhe paratë brenda Vatikanit, por gjithashtu përmendet edhe lobi homoseksual. /Telegrafi/