LAJMI I FUNDIT:

Shteti më i vogël e ndër më të fuqishmit në botë, ku asnjë banor nuk ka lindur aty!

Shteti më i vogël e ndër më të fuqishmit në botë, ku asnjë banor nuk ka lindur aty!

Është shteti më i vogël në botë, por pavarësisht madhësisë së tij, është një nga më të vjetrit e më fuqishmit – të paktën në kuptimin fetar.

Papa, Bazilika e Shën Pjetrit, muzetë, arkivat… janë gjërat që për herë të parë vijnë në mendje kur flitet për Vatikanin. Por, ky shtet ka edhe veçanti tjera.


Vatikani njihet për konsumin më të lartë të verës për kokë banori, kështu që çdo qytetari i bie se pi 54.26 litra. Kjo nuk do të thotë se aty jetojnë të dehurit, porse se vera përdoret rregullisht në ceremonitë fetare, transmeton Telegrafi.

Në këtë shtet është hekurudha më e shkurtë në botë. Linja e fshehtë hekurudhore lidh Vatikanin me Romën. Ajo u hap në vitin 1934, ndërsa është vetëm 1.3 kilometra e gjatë që lidh stacionin e vetëm në këtë shtet me stacionin një hekurudhor në Romë. Linja është përdorur një herë për të transportuar Papën, por në vitet e fundit ka ndryshuar qëllimin dhe zakonisht përdoret për import të mallrave.

Ky vend ka edhe numrin më të madh të turistëve për kokë banori në botë. Kështu, vetëm muzetë e këtij shteti kanë 5.5 milionë vizitorë në vit.

Vatikani përdor euron, pasi me Italinë nënshkroi më 2000 marrëveshjen që lejon që kjo të jetë valuta zyrtare e saj.

Garda e Zvicrës e ruan Papën që 510 vite. Për të hyrë në gardë, duhet të plotësoni këto kushte: të keni nënshtetësi zvicerane, të jeni mbi 174 centimetra i gjatë, i moshës 19-30-vjeçare dhe natyrisht – katolik.

Vatikani ka teleskop në Arizonë që është në funksion dhe i njohur për kualitetet optike.

Vatikani ka edhe një nga postat më të shpejta në botë. Çdo vit me dhjetëra mijëra turistë dërgojnë panorama nga aty, por edhe italianët shkojnë në Vatikan sepse i besojnë më shumë postës së saj se të shtetit të tyre.

Në këtë shtet nuk mund të merrni vulë në pasaportë, madje as me kompensim siç ndodhë në Andorë.

Asnjë banor i Vatikanit nuk ka lindur aty. Pra, shtetësia nuk fitohet me lindje, por me punë.

Në Vatikan nuk ka spitale, ndërsa është i vetmi shtet që si i tërë është nën mbrojtje të UNESCO-s. /Telegrafi/