LAJMI I FUNDIT:

Intervista e fundit e Ilia Terpinit: Aktorëve që luanin ballistët, ua deformonim fytyrën gjatë xhirimeve

Intervista e fundit e Ilia Terpinit: Aktorëve që luanin ballistët, ua deformonim fytyrën gjatë xhirimeve

Një nga kineoperatorët e parë të “Shqipëria e Re”, vdiq ditë më parë në Paris ku kishte shkuar për të kryer një kontrolli.

Ka xhiruar mbi 20 filma dhe më shumë se 150 dokumentarë. Në intervistën e tij të fundit, teksa flet për filmin “Mësonjtorja” me regji të Muharrem Fejzos, tregon një detaj se si i paraqisnin kundërshtarët e komunistëve.


“Filmi xhirohej në Korçë në vendlindjen time. Shkova në xhirimin e filmit. Kam filmuar Roza Anagnostin e cila do luante rolin e një vajze të re edhe pse vetë ishte pak më e madhe. Me anë të ndriçimit dhe këndit kemi arritur në atë imazh që shikohet në film. Nuk është mirë të them, por ne ballistët për shembull i vinim dritën nga poshtë dhe deformohej fytyra”, ka thënë ai. /Bardha Nergjoni/