LAJMI I FUNDIT:

Interi i vendosur që në verë të transferojë Mertensin

Interi i vendosur që në verë të transferojë Mertensin

Interi po e kërkon me ngulm transferimin e Dries Mertnesit nga Napoli.

Nerazzurët kanë filluar bisedimet me agjentin e sulmuesit belg, derisa thuhet se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.


Mertens po refuzon që të vazhdojë kontratën me Napolin, andaj shumë klube evropiane i duan shërbime e tij.

Sipas gazetës italiane II Mattino, Chelsea dhe Atletico Madridi janë në mesin e skuadrave që duan të transferojnë lojtarin.

Interi merr vendim për shitjen e Lautaros, por do t’i transferojë dy sulmues për ta zëvendësuar argjentinasin
Lexo po ashtu Interi merr vendim për shitjen e Lautaros, por do t’i transferojë dy sulmues për ta zëvendësuar argjentinasin

Thuhet se 32-vjeçari ishte afër të nënshkruante rinovimin e kontratës me Napolin, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

Antonio Conte e admiron lojën e Mertens dhe po bën çmos që të marrë atë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/