eksperti-banner

Real Madridi është informuar se mund ta blejë Mauro Icardin gjate verës për 80 milionë euro - shkruan AS.

Sipas gazetës spanjolle, Los Blancos kanë kontaktuar me kampin e argjentinasit në javën e kaluar dhe kanë mësuar se mund ta blejnë 26-vjeçarin për më pak se 110 milionë euro (aq sa është klauzola e tij).


LucianoSpalletiIcardi 3 1 Mauro Icardi dhe Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klubi spanjoll është në kërkim të një golashënuesi dhe Icardi është një prej emrave më të kërkuar për pozitën e qendërsulmuesit.

Pas kthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit, francezi e ka bërë të qartë se do të ketë ndryshime në skuadër në edicionin e ardhshëm.

Në ndërkohë, Icardi ka pasur mosmarrëveshje me Interin dhe nuk është duke luajtur që nga 13 shkurti. /Telegrafi/

telegrafi sport app