LAJMI I FUNDIT:

Interi prezanton De Vrijin me një video të bukur

Interi prezanton De Vrijin me një video të bukur
Foto: Inter.it

Sot, 11 korrik 2018, te Interi është dita e Stefan De Vrij.

E themi këtë pasi holandezi do të prezantohet si lojtar zikaltër, ku për herë të parë do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe tifozëve në konferencën për media.


Por, para kësaj Interi ka publikuar një video prezantuese shumë të bukur për De Vrij.

Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme

26-vjeçari në versionin e muratorit në video thotë se kanë thirrur për të ndërtuar një mur.

De Vrij nga tifozët e Interit shikohet si një lojtar i fortë në fazën mbrojtëse dhe me ardhjen e tij, ai së bashku me Milan Skriniar dhe Joao Mirandan, pritet të jenë një ‘mur’ para portës së Samir Handanovic.

Stefan erdhi te Interi gjatë kësaj vere si lojtar i lirë.

Në sezonin e fundit ishte pjesë e Lazios, ku ishte një nga lojtarët më të mirë në Serie A.

Duket se Interi është duke i kushtuar rëndësi shumë edhe marketingut pasi edhe video e Lautaro Martinez ishte mjaft e bukur. /Telegrafi/