LAJMI I FUNDIT:

Interi po punon për ta marrë Vidalin

Interi po punon për ta marrë Vidalin
Arturo Vidal (Getty Images)

Pasi ka siguruar tashmë shërbimet e Sime Vrsaljko, Interi ka kthyer vëmendjen kah njëri mes Arturo Vidalit ose Tiemoue Bakayokos.

Raportohet se një marrëveshje tashmë është arritur dhe se kjo e sheh anësorin kroat Vrsaljko duke nënshkruar për Interin për një shumë prej rreth 25 milionë eurosh.


Kështu, klubi nga Meazza tash po tenton që të shtojë opsionet në mesfushë para sezonit të ri.

La Gazzetta dello sport raporton se mesfushori kilian Vidal është synimi “numër një” i Nerazzurëve, me Bakayokon e Chelseat që është alternativë e tij.

Tiemoue Bakayoko

Sipas spekulimeve të fundit, Bayerni është gati të lë 31 vjeçarin të largohet nëse oferta është e mirë.

Edhe pse nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, Nerazzurët thuhet se janë të bindur se mund të arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit.

Në rast të dëhtimit për të arritur një marrëveshje me Bayernin, francezi Bakayoko është opsion për Interin, sidomos nëse Chelsea preferon një huazim të tij për gjithë sezonin.

Interi kështu po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar dhe se do të jetë serioz në të gjitha frontet. /Telegrafi/