LAJMI I FUNDIT:

Interi pas Moutinhos

Interi pas Moutinhos

Inter thuhet se janë në përpjekje për të ‘kapur’ mesfushorin e Monacos, Joao Moutinho.

Sipas Tuttosport, trajneri Stefano Pioli është duke kërkuar për një lojtar më mbrojtës për të pajisur zonën qendrore të fushës dhe beson se 30-vjeçari portugez përshtatet mjaft mirë në atë rol.


Numri tetë i Monacos ka bërë vetëm nëntë ndeshje si titullar në kampionat këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Leonardo Jardim, dhe mund të jetë në dispozicion me huazim në afatin e janarit.

Inter këmbëngul për Felipe Anderson
Lexo po ashtu Inter këmbëngul për Felipe Anderson

Moutinho ka luajtur në skuadrën franceze së bashku me mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia, dhe ky veprim do të shihej si ribashkim i dyshes.

Një marrëveshje e tillë mund të përfshijë një opsion për të blerë, të cilat mund të bëhet e mundur me daljen e Felipe Melos gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/