LAJMI I FUNDIT:

Interi në alarm, ka një spiun në klub

Interi në alarm, ka një spiun në klub

Objektivi i sezonit, që ishte renditja në një nga tre vendet që të çojnë në Ligën e Kampioneve duket i paarritshëm tashmë, por ky duket se nuk është problemi i vetëm për skuadrën e Interit.

Së fundi lindi edhe një histori spiunazhi.


Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane La Repubblica, drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Michael Bolingbroke u ka kërkuar të gjithë vartësve të tij ‘të bëjnë sytë katër’ dhe të tregojnë kujdes maksimal kur të diskutojnë për sekretet e klubit.

I gjithë ky udhëzim i tij, sipas të njëjtave burime, është bërë pasi ka gjetur nën tavolinën e tij një përgjues.

Rasti brenda klubit po merret me seriozitetin maksimal dhe po hetohet për gjetjen e ‘spiunit’ edhe pse dikush brenda kampit mund ta ketë marrë me sportivitet këtë.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, presidenti Thohir dhe grupi “Suning” pritet të takohen së shpejti.

Në tavolinën e bisedimeve janë 20 për qind të aksioneve të skuadrës dhe siç thonë mediat sportive italiane, negociatat janë në fazë të avancuar.