LAJMI I FUNDIT:

Interi merr fitoren e gjashtë radhazi, mposht Spezian

Interi merr fitoren e gjashtë radhazi, mposht Spezian

Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Spezian, e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë e fitoreve radhazi, duke e çuar numrin e fitoreve në gjashtë sosh.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me një nuancë Interin më të mirë dhe me raste më të shumta.

Rasti më i mirë këtë pjesë ishte ai i Lautaro Martinez (13’), por goditja e tij me kokë shkoi pranë shtyllës dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Interi rriti nivelin e lojës, duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe dy gola për të siguruar fitoren.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 51-të dhe ishte Achraf Hakimi, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Lautaros, ndërsa për 2-0 u përkujdes sulmuesi belg, Romelu Lukaku (71’), i cili shënoi nga pika e bardhë.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në minutat shtesë ishte Roberto Piccoli, i cili shënoi dhe vendosi rezultatin përfundimtar 2-1.

https://twitter.com/Inter/status/1340688028717727751

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 30 pikë apo një më pak se Milani i pari, ndërsa Spezia zë vendin e 17-të me 11 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Hellas Verona, ndërsa Spezia e pret Genoan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori