Interi mendon për Pedron

Mediat italiane shkruajnë për një interesim të Interit ndaj 27-vjeçarit që në ‘Camp Nou’ po gjen përherë e më pak hapësira për shkak të shpërthimit të treshes Neymar-Messi-Suarez.
Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2016 dhe ai nuk ka ndërmend të hedhë firmën për një shtyrje të afatit të bashkëpunimit, pasi Luis Enrique nuk mund t'i premtojë një vend titullari në formacionin e tij.
Në këtë mënyrë, mundësia që Pedro të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës është reale. Në këtë rast, klubi blaugrana do të përfitonte një shumë të majme, por nëse marrëveshja për largimin e tij nuk arrihet, atëherë Pedro mund ta vendosë vetë të ardhmen në muajin Janar dhe me përfundimin e kontratës të largohet me parametra zero. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































