LAJMI I FUNDIT:

Interi lëshon një deklaratë zyrtare në lidhje me abuzimin racist ndaj Lukakut

Interi lëshon një deklaratë zyrtare në lidhje me abuzimin racist ndaj Lukakut

Interi ka lëshuar një deklaratë zyrtare përmes faqes së tyre zyrtare të klubit duke adresuar abuzimin racist ndaj Romelu Lukakut gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit të martën në mbrëmje.

Një sërë zhurmash majmunësh u dëgjuan nga tribuna gjatë barazimit 1-1 që u zhvillua në Allianz Stadium, të cilat janë dënuar zyrtarisht nga Interi si klub.


Në një deklaratë të lëshuar sot (e mërkurë) në mëngjes, Nerazzurrët thonë se klubi qëndron me gjithë zemër pranë Lukakut dhe lëshoi ​​një kujtesë se qëndrojnë “të bashkuar kundër racizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit”.

Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë

“Ne jemi vëllezër dhe motra të botës. Kjo ka qenë historia jonë që nga 9 marsi 1908. Ne duam të ritheksojmë me vendosmëri se qëndrojmë të bashkuar kundër racizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit”.

“Futbolli dhe sporti duhet të jenë jo vetëm një mjet emocionesh, por edhe vlerash të qarta dhe të përbashkëta, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me atë që pamë mbrëmë në minutat e fundit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë në Torino, Juventus-Inter”.

“Kjo është arsyeja pse ne ritheksojmë të gjithë mbështetjen tonë, dashurinë dhe solidaritetin tonë me Romelu Lukakun, siç po bën bota e futbollit në shumë pjesë në këto orë. Forza Rom, ne jemi me ju”, thuhet në komunikatën e Interit.

Lukaku mori kartonin e dytë të verdhë për festën e tij, pasi ktheu në gol një penallti dramatike në minutën e 95-të kundër bardhezinjve, duke bërë që përleshjet mes lojtarëve dhe trajnerëve të shpërthejnë në të gjithë fushën menjëherë më pas.

Simone Inzaghi më vonë deklaroi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se klubi do të apelojë te organizatorët e garës për vendimin për të përjashtuar Lukakun.

Siç qëndron tani, Lukaku, si dhe bashkëlojtari i tij Samir Handanovic dhe Juan Cuadrado i Juventusit do të humbasin ndeshjen e dytë në Giuseppe Meazza për shkak të kartonëve të tyre të kuq pas barazimit të vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori