LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon fitore ndaj Parmës për tu shkëputur edhe më shumë, formacionet zyrtare

Interi kërkon fitore ndaj Parmës për tu shkëputur edhe më shumë, formacionet zyrtare

Parma – Inter është ndeshja e fundit e xhiros së 25-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Dy skuadrat do të përballen në një moment krejt ndryshe, me Parman që po lufton për t’i ikur zonës së rrezikshme dhe me Interin që ndodhet në krye të kampionatit.


Vendasit nuk kanë fituar që prej 30 nëntorit të vitit të kaluar dhe duan të befasojnë liderin.

Në anën tjetër Inter në këtë takim futen pas pesë fitoreve radhazi në kampionat dhe kërkojnë tri pikët për tu shkëputur edhe më shumë në krye.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të jenë në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Parma: Sepe; Busi, Valenti, Osorio, Pezzella; Hernani, Brugman, Kurtic; Kucka, Karamoh, Mihaila.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Perisic; Eriksen; Lukaku, Alexis Sánchez.

/Telegrafi/