LAJMI I FUNDIT:

Interi i jep një javë kohë Unitedit për të mbyllur transferimin e Perisicit

Interi i jep një javë kohë Unitedit për të mbyllur transferimin e Perisicit

Skuadra italiane, Interi i ka dhënë Manchester Unitedit një javë kohë për të mbyllur transferimin e Ivan Perisicit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi i ka dhënë afat Unitedit deri të premten e ardhshme për të barazuar ofertën e tyre me kërkesën e Interit për Perisicin.


Spalletti: Do të kundërshtoj fuqishëm shitjen e Perisicit
Lexo po ashtu Spalletti: Do të kundërshtoj fuqishëm shitjen e Perisicit

Unitedi dëshiron të nënshkruajë me Perisicin, por ka pasur dy oferta të hedhura poshtë këtë verë.

Interi kërkon 48 milionë funte apo rreth 55 milionë euro për yllin e tyre kroat.

Ata do të presin vetëm tetë ditë më shumë që Unitedi të përmbushë kërkesat e tyre – përndryshe nuk do të ketë më marrëveshje. /Telegrafi/