LAJMI I FUNDIT:

Interi harton planin për transferimin e Mertensit

Interi harton planin për transferimin e Mertensit

Interi po punon rreth një plani për të sjellë yllin e Napolit, Dries Mertens, në klub verën e ardhshme.

Ylli belg mbetet jashtë kontratës në San Paolo në qershor, dhe sipas Tuttosport, Nerazzurrët po mendojnë për idenë nëse do të bëjnë një qasje për 32-vjeçarin.


Trajneri Antonio Conte është duke kërkuar një sulmues tjetër dhe me Alexis Sanchez që rikthehet te Manchester United gjatë verës, Interi po kërkon Mertens për të mbushur hendekun e lënë nga Sanchez.

Chelsea dhe Interi vënë kontakt me Mertensin
Lexo po ashtu Chelsea dhe Interi vënë kontakt me Mertensin

Olivier Giroud i Chelsea është një tjetër mundësi, por Conte do të donte tani që francezin, në krahasim me pritjen për verën e ardhshme.

Duket e pamundur që Mertens të rinovojë me Napolin, pasi klubet vazhdojnë të grinden për një zgjatje të kontratës.

Belgu iu bashkua Napolit në verën e vitit 2013, ndërsa nga ajo kohë ka dalë të jetë njëri nga lojtarët kryesor të ekipit. /Telegrafi/