LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Roma në garë për transferimin e Caglar Soyuncus

Interi dhe Roma në garë për transferimin e Caglar Soyuncus

Caglar Soyuncu pritet të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror nga Leicester City dhe e ardhmja e tij është në Itali.

Qendërmbrojtësi turk këtë edicion nuk ka pasur hapësira te Leicester City, për faktin edhe se një periudhë qëndroi jashtë shkaku i lëndimit.


Por ai është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin anglez.

Dy gjigantët italianë, Roma dhe Inter janë futur në garë për transferimin e Soyuncus dhe duan ta marrin atë në janar.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e dy klubeve tanimë kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për të pyetur rreth kërkesave të tij.

26-vjeçari është i gatshëm për tu transferuar në Itali dhe i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij për të vazhduar negociatat me klubet në fjalë.

Leicester City në anën tjetër dëshiron ta shes yllin turk në janar në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero në verën e vitit 2023.

Klubi anglez synon të fitojë rreth shtatë milionë euro nga shitja e reprezentuesit turk në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori