LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Mancheset City nisin bisedimet, dy skuadrat e mëdha gati për një shkëmbim të bujshëm

Interi dhe Mancheset City nisin bisedimet, dy skuadrat e mëdha gati për një shkëmbim të bujshëm

Dy skuadrat e mëdha evropiane, Inter dhe Manchester City janë futur në bisedime për dy futbollistë.

Skuadra e Pep Guardiolës prej vitesh e kërkon mbrojtësin sllovak Milan Skriniar dhe synon afrimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.


Kjo ka bërë që Interi të mendoj për një shkëmbim të mundshëm me Cityn, pasi Neroazzurët i kanë kërkuar legjendën e klubit Kun Aguero.

Argjentinasi mbetet një ëndërr për Interin dhe skuadra zikaltër synon që ta marrë Agueron për ta zëvendësuar Lautaro Martinezin që pritet të largohet në drejtim të Barcelonës.

Vlerësimi i të dy futbollistëve është përafërsisht i njëjtë në tregun e transferimeve, pasi shuma e tyre sillet rreth 70 milionë euro.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane drejtuesit e dy skuadrave po bisedojnë për një shkëmbim kokë më kokë të dy lojtarëve.

Nëse ndodh ky shkëmbim, atëherë padyshim se do të ishte njëri nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit pas atij mes Juventusit dhe Barcelonës me dyshen Pjanic-Arthur.

Vlen të theksohet se për shkak të pandemisë Covid-19 skuadrat e mëdha evropiane po kanë probleme financiare dhe shumica e transferimeve pritet të jenë në formë shkëmbimesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori