eksperti-banner

Interi dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të rivalit të urryer të tyre, Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A, ndeshja që zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:30.


Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti vjen pas barazimit në shtëpi me Romën dhe synon t'i kthehet fitores pikërisht ndaj një rivali të madh si Zonja e Vjetër.

Në anën tjetër, ekipi i Massimiliano Allegrit është shpallur tashmë matematikisht kampion, por një derbi si ky sigurisht se do ta luaj për të fituar.

https://twitter.com/JuventusTV/status/1122162187286478848

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t'i bëjnë disa ndryshime në formacion, ku te Interi vërehet rikthimi në formacion i Marcelo Brozovicit.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; IcardiJuventus: Szczesny; Emre Can, Bonucci, Chiellini; Cancelo, Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Alex Sandro; Bernardeschi, Ronaldo/Telegrafi/

telegrafi sport app