LAJMI I FUNDIT:

Inter 3-0 Sampdoria, notat e lojtarëve

Inter 3-0 Sampdoria, notat e lojtarëve

Interi ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar formën e lartë duke marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe duke vazhduar ngjitjen në renditjen tabelore.


Golat në këtë fitore të Nerazzurrëve u shënuan nga Stefan de Vrij (21’), Nicolo Barella (44’) dhe Joaquin Correa (73’).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, i cili u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për lojtarët e Sampdorias, Gonzalo Villar, Omar Colley dhe Mehdi Leris që u vlerësuan me 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/