LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca e qenit

Inteligjenca e qenit

Inteligjenca e qenit është kuptim i gjerë dhe ajo mund të shihet, duke pasur parasysh sjelljen në kushte të ndryshme, varësisht nga dedikimi, raca dhe aftësia e tij.

Mund t’i dallojmë tri lloje të inteligjencës:

1. Inteligjenca instinktive


Është inteligjencë e lidhur me racën, ndërsa ajo përfshin të gjitha reagimet instiktive natyrore të qenit.

2. Inteligjencia e përshtatjes

Është një lloj inteligjencie, e cila shihet në mënyrën me të cilën qeni mëson t’i zgjidhë problemet, varësisht nga ambienti që e rrethon.

3. Inteligjencia e punës

Është inteligjencë e cila ka të bëjë me të mësuarit të drejtë, si pasuri e dijes me ndihmën e së cilës qentë zhvillojnë mënyrat se si t’i zgjidhin problemet.

Qentë inteligjentë

Sipas psikologut të njohur të sjelljes në fushën e kinologjisë, Stanley Coren, (neuropsikolog dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike) janë radhitur qentë më të njohur (më të popullarizuar) në bazë të mendimit të një numri të madh referësh, trajnerësh dhe dashamirës të qenve, në shtatë kategori:

1. qen inteligjentë
2. qen besnikë
3. qen të rutinës
4. qen që kanë vetëbesim
5. qen të pavarur
6. qen mbrojtës
7. qen të dashur (të sjellshëm)

Sipas këtyre kategorive, Ruajtësi gjerman i deleve bën pjesë në grupin e qenve inteligjentë. Për këtë grup mund të thuhet që janë shumë të kujdesshëm në punë, ndërkaq karakteri i këtillë nganjëherë mund t’i pengojë në punë, mirëpo mu për këtë arsye janë shumë inteligjentë, të gatshëm t’i mësojnë edhe detyrat më të ndërlikuara.

Këta qen janë rojtarë të shkëlqyeshëm. Pa marrë parasysh në lëvizshmërinë, i përshtaten edhe jetës në shtëpi (bën përjashtim Ruajtësi skocez i kufirit – Border Koli, i cili ka nevojë tepër të madhe për aktivitete).

Jetojnë në harmoni shumë të lartë me nevojat e njeriut, aq më parë janë të mirë si bashkëpunëtorë në punë, ndërkaq kanë prirje të shkëlqyeshme edhe për marrëdhënie miqësore.

Në grupin e qenve inteligjentë bëjnë pjesë (sipas radhitjes së abëcësë):

– Ruajtësi australian gjedhëve
– Ruajtësi australian i deleve
– Ruajtësi kufiri skocez – Border koli
– Ruajtësi belgjian i deleve
– Dobermani
– Ruajtësi gjerman i deleve
– Maremmano-abruz mbrojtës i deleve
– Trembëlaku
– Mbrojtësi shetland i deleve
– Gorgi Cardigan uellsian
– Corgi Pembroke uellsian.

/Telegrafi/