Instagram, platformë e cila është nën pronësinë e Meta, planifikon që të lansojë një aplikacion të bazuar në tekst i cili do të konkurrojë me Twitter.
Sipas një raporti të Bloomberg, që citon persona në njohuri me çështjen, aplikacioni në fjalë mund të debutojë në qershor.
Sipas këtij raporti, Meta është duke e testuar produktin me disa “influencerë” dhe kreatorë, transmeton Telegrafi.
Reuters shkruan se ka bërë një kërkesë për një koment nga gjiganti amerikan i teknologjisë, por se akoma nuk kanë marrë përgjigje.
Meta ka kontaktuar agjencitë e talenteve e gjithashtu edhe persona të famshëm për të vlerësuar interesin e tyre për të provuar një version të hershëm të aplikacionit, i cili do të integrohet me Instagram, tha Alex Heath, një reporter në The Verge.
“Aplikacioni i decentralizuar është ndërtuar duke u mbështetur në Instagram, por do të jetë i përshtatshëm edhe me disa aplikacione të tjera si Mastodon”, sipas një buletini nga Lia Haberman, e cila është profesoreshë e marketingut social dhe marketingut ndikues në kolegjin UCLA në Kaliforni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City