LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Punës po e heton vdekjen e të riut në ish-hotel ‘Adriatiku’ në Mitrovicë

Inspektorati i Punës po e heton vdekjen e të riut në ish-hotel ‘Adriatiku’ në Mitrovicë

Sektori i ndërtimtarisë në vend konsiderohet si sektori me më së shumti rrezikshëm për jetën e punëtorëve që punojnë në sektorin privat. Se ndërtimtaria është sektori më i rrezikshëm konfirmohet edhe në rastin e së hënës, ku një i ri humbi jetën derisa ishte duke punuar në ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.

Kryeinspektori i Punës Basri Ibrahimi, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se janë duke i hetuar shkaqet e vdekjes së punëtorin në vendin e punës.

“Inspektori ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me raportin, por duhet së paku 10 ditë për të nxjerr një raport përfundimtar dhe konstatuar se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit, nga aspekti i sigurisë në punë sepse ka edhe shumë elemente të tjera, sigurisë së objektit dhe që do të ishte kompetencë e organeve komunale me vlerësuar”, tha ai.

Sipas Ibrahimit, në raportin që është duke u hartuar do të dihet shkaqet e sakta të aksidentit.

“Por në aspektin e sigurisë në punë për me pa se a janë ndërmarrë masat e sigurisë në punë për punëtorit pritet të dal ditët në vijim”, ka thënë kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.

Rasti i Mitrovicës është rasti i tretë i humbjes së jetës në vendin e punës gjatë këtij viti.

“Vitin e kaluar kanë qenë 22 veta që kanë vdekur në vendin e punës. Rasti i Mitrovicës është vdekja e tretë gjatë këtij viti dhe i pari në sektorin e ndërtimtarisë. Për nëse i marrim sektor për sektorë ndërtimtaria është sektori më i rrezikshëm”, ka treguar kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit "Adriatiku" (Video)
Lexo po ashtu Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit "Adriatiku" (Video)

Kurse ish-kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, Brahim Selimaj ka thënë për Telegrafin se sektori i ndërtimtarisë kontribuon me numër të madh të të punësuarve.

Sipas tij, marrja e masave preventive për mbrojtje në punë janë të mira dhe aplikohen edhe nga ndërtuesit.

“Nuk po them se janë plotësuar të gjitha masat, por nuk është gjendja alarmante siç thuhet në sektorin e ndërtimit, ka mbrojte në punë dhe duhet të rritet edhe më shumë mbrojtja dhe kujdesi”, tha Selimaj.

Disa kërkesa që po u bëhen ndërtimtarëve nga inspektorët e ndërtimit sipas tij, janë duke i ngarkuar shumë ndërtuesit.

“As kush nuk është kundër mbrojtës së punëtorëve në punë, por duhet të luftohet informalitetit tek ata të cilët punojnë pa plan në sektor të ndërtimin. Tani nuk po kërkon të ndërtoi pa leje, janë duke u ndërmarr por edhe më tepër të jetë mbrojtja në punë”, tha ish-kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Kosovës, Brahim Selimaj.

Ndryshe, të hënën kishte vdekur Visar Behrami nga Mitrovica, pasi ishte zënë nga shembja e një pjesë të ish-hotel “Adriatiku”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori