LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: VAR-i nevojitet, duhet të aprovohet sa më shpejt që është e mundur

Iniesta: VAR-i nevojitet, duhet të aprovohet sa më shpejt që është e mundur
VALENCIA, SPAIN - NOVEMBER 26: Andres Iniesta of FC Barcelona competes for the ball with Geoffrey Kondogbia (L) and Martin Montoya of Valencia CF during the La Liga match between Valencia and Barcelona at Mestalla stadium on November 26, 2017 in Valencia, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta beson se La Liga ka nevojë për teknologjinë e vijës së golave (VAR) sa më shpejt që është e mundur pas polemikave të mëtejshme në natën e së dielës në ndeshjen mes Barcelonës dhe Valencias.

Ndeshja derbi e javës së 13-të në La Liga mes Valencias dhe Barcelonës ka krijuar shumë polemika në Spanjë.


Kjo pasi një gol i pastër i shënuar nga ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk është pranuar nga gjyqtari me pretekstin që topi nuk ka kaluar vijën e fundit, teksa në xhirime shihej qartë se ai kishte kaluar.

Topi kalon vijën, por gjyqtari nuk ia pranon golin Messit ndaj Valencias (Video)
Lexo po ashtu Topi kalon vijën, por gjyqtari nuk ia pranon golin Messit ndaj Valencias (Video)

E gjithë kjo ndodhi pasi La Liga ende nuk ka aprovuar teknologjinë e vijës së golit apo të njohur ndryshe si VAR.

Messi dhe Suarez duke protestuar për golin e mos-pranuar!

Megjithatë, kundër mos-pranimit të golit dhe futjes së teknologjisë në La Liga ka dal kapiteni i Barcelonës, Iniesta, i cili mendon se kampionatit i nevojitet VAR-i.

“Ishte një gol i qartë, dhe të gjithë mund të thoshin, madje edhe nga gjuha e trupit të portierit”, ka thënë Iniesta për gazetës Marca.

“Ishte gol i pastër, por faji është i La Ligas”, ish-gjyqtari Gonzalez komenton rastin e Messit
Lexo po ashtu “Ishte gol i pastër, por faji është i La Ligas”, ish-gjyqtari Gonzalez komenton rastin e Messit

“Teknologjia do të ishte zgjidhja më e mirë në ato situata ku ka dyshime, futbolli ka nevojë për këtë”.

“Nuk kishte interpretim tjetër të ndryshe dhe ata që kanë nevojë për të zbatuar pajisjet e nevojshme duhet të vazhdojnë analizimin e kësaj për ta sjellë atë sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundoi kapiteni i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori