LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Nuk kishte ofertë nga City

Iniesta: Nuk kishte ofertë nga City
Andres Iniesta (Foto: Getty Images)

Pasi Andres Iniesta u transferua te klubi japonez Vissel Kobe, ai ka folur për thashethemet që kishin qarkulluar në muajt e fundit.

34-vjeçari tha se nuk ka pasur asnjëherë kontakte me Manchester Cityn pasi qëllimi i tij nuk ishte të transferohej te një rival i Barcelonës.


“Nuk kam pasur ofertë nga City, Guardiola kurrë nuk më ka thirrur”, ka thënë Iniesta për Cadena Cope.

“Kam parë në media që kishte pasur një kontakt mes nesh, por sinqerisht nuk ka pasur ndonjë bisedë. Po largohesha nga Barça të ikja nga Evropa, pra ajo nuk do kishte kuptim”.

“Isha shumë me fat që ishte pjesë e një klubi të madh dhe isha i lumtur, kjo më bën jashtëzakonisht shumë krenar, por ishte koha për një aventurë tjetër”, ka shtuar mesfushori.

Iniesta është pjesë e Përfaqësueses së Spanjës për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Duke njohur kualitetet e tij, me shumë mundësi edhe këtë herë do jetë vendimtar te spanjollët. /Telegrafi/