Inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin gusht ishte 0.5 për qind, ndërsa shkalla vjetore e inflacionit arrin në 2.7 për qind.
Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, gusht 2019”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 0.5 për qind në muajin gusht 2019, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve me 5.4 për qind, kafesë, çajit dhe kakaos me 3.7 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 2.6 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në indeks”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të perimeve me -2.6 për qind me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1 për qind në indeks.
“Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2019, me muajin gusht 2018 ishte 2.7 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 14 për qind, mishit me 4.1 për qind, qumështit, djathit dhe vezëve me 2.8 për qind, vajrat dhe yndyrat me 1.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira me 1.6 për qind, prodhime ushqimore, kripë, erëza, etj. me 3.2 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 9.8 për qind, pijet alkoolike me 1.1 për qind, duhani me 3 për qind, veshjet me 1 për qind, këpucët me 2.7 për qind, qelqi, takëme dhe mjete të kuzhinës me 2.6 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht me 1.6 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 3.4 për qind, blerjet e automjeteve me 1.2 për qind, pushimet e organizuara me 8.7 për qind, kujdesi personal me 1.3 për qind, gjërat personale me 3.2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.9 për qind në indeks”, vijon raporti.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te pemët me -3.7 për qind, shërbimet për transport me -5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2 për qind në indeks. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë