LAJMI I FUNDIT:

Infantino: Kampionati Botëror Katar 2022 mund të bëhet me 48 skuadra

Infantino: Kampionati Botëror Katar 2022 mund të bëhet me 48 skuadra
ROME, ITALY - OCTOBER 22: FIFA President Gianni Infantino attends the Italian Football Federation (FIGC) elective assembly on October 22, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Shefi i FIFA-s, Gianni Infantino e ka pohuar se Kampionati Botërore mund të zgjerohet në 48 skuadra për Katarin 2022.

Dyzet e tetë vende do të jenë të pranishme në Kampionatin Botëror të vitit 2026, në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por Infantino shprehet me shpresën se zgjerimi mund të ndodh edhe më përpara.


“Nëse është e mundur, pse jo?”, tha ai në hapjen e selisë së re të Konfederatës së Futbollit të Azisë në Kuala Lumpur të mërkurën.

President Donald Trump . (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

“Ne duhet të shohim nëse është e mundur”.

“Ne po diskutojmë me miqtë tanë të Katarit, po diskutojmë me miqtë tanë të shumtë në rajon dhe shpresojmë se kjo mund të ndodhë”.

“Edhe, nëse jo, ne do të përpiqemi. Ne do të përpiqemi, sepse gjithmonë duhet të përpiqemi t’i bëjmë gjërat në një mënyrë më të mirë”.

Ndryshimi tjetër do të ishte që Katari t’i ndante detyrat pritëse me vendet e tjera në rajon. /Telegrafi/